Sport

Edhe një amerikan për Yllin

Kampioni i Kosovës në basketboll, ka reaguar pas rezultateve të dobëta këtë edicion. Klubi nga Suhareka ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Jay Threatt.

Sipas njoftimit të Yllit ai ka përvojë në Francë, Lituani, Greqi e Poloni.

Threat është 33-vjeçar, ndërsa luan në rolin e fundorit. Ylli ka humbur tri ndeshjet e para në Superligë.