Sport

Gravenberchi do të largohet nga Bayerni

Mesfushori Ryan Granverch pritet të largohet nga Bayern Muencheni pas vetëm gjashtë muajve.

Mediumet gjermane kanë bërë të ditur të martën se 20-vjeçari ka kërkuar largimin nga klubi në afatin kalimtar të janarit. Mësohet se ai nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur deri më tani pasi në tetë ndeshje që ka luajtur deri më tani, është aktivizuar kryesisht nga banka e rezervistëve.

Gravenberch iu bashkua Bayernit gjatë kësaj vere nga Ajaxi për 35 milionë euro dhe ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2027. Për reprezentuesin e Holandës interesim ka shfaqur Juventusi që po e kërkon huazimin e tij me opsionin e blerjes në fund të sezoni. Ai deri më tani, k anjë gol e një asistim për Ajaxin.