Sport

Spanja në kërkim të fitores së rëndësishme në Portugali

Luis Enrique - Seleksionues i Spanjes
Foto: AP
 

Trajneri Luis Enrique u përpoq të qëndronte optimist për shanset e Spanjës për të avancuar në fazën finale të Ligës së Kombeve, pas humbjes zhgënjyese në shtëpi nga Zvicra. Spanja ende mund të sigurojë një vend në finalet e Ligës së Kombeve, por i duhet fitorja në udhëtim te Portugalia, të martën mbrëma (20:45).

“Është një finale dhe ne do të shkojmë atje për të provuar ta fitojmë atë. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme pasi synimi është të avancojmë tutje në këtë garë”, insistoi Luis Enrique të hënën.