Sport

Foden do të mbetet gjatë te City

Foden

Mesfushori Phil Foden do të mbetet gjatë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt. “The Sun” ka raportuar të hënën se Foden ka arritur marrëveshje me klubin për kontratën e re.

Ai është pajtuar të firmosë kontratë të re gjashtëvjeçare, e cila do ta mbajë te City deri në vitin 2028.

Vlera totale e kësaj kontrate shkon në mbi 80 milionë euro. Zyrtarizimi pritet të bëhet muajin tjetër, ndërsa Foden do të ketë pagë vjetore prej 250 mijë eurosh.

22-vjeçari është produkt i akademisë së Cityt dhe në ekipin e parë është promovuar në vitin 2017.

Këtë edicion, Foden ka tri gola e dy asistime në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.