Sport

Uellsi përshëndetet me humbje nga Liga A

 

Uellsi e ka humbur ndeshjen e fundit në Ligën A të Ligës së Kombeve. Të dielën mbrëma në Cardiff, Uellsi pësoi 1:0 nga Polonia. Golin e vetëm e shënoi Karol Swiderski në minutën e 58-të. Ai realizoi me asistim të Robert Lewandowskit.

Polonia përfundoi e treta në Grupin 4 të Ligës A. I mblodhi shtatë pikë dhe do të mbetet në Ligën A të Ligës së Kombeve. Ndërkohë Uellsi ka fituar vetëm një pikë dhe përfundoi në vend të fundit (4). Kështu në edicionin tjetër do të luaj në Ligën B. Grupin 4 e ka fituar Holanda që paraqitet në fazën finale. Belgjika renditet e dyta.