Sport

Kroacia në finalet e Ligës së Kombeve

 

Kroacia ka arritur sukses të madh të dielën mbrëma. Përfaqësuesja kroate ka fituar 3:1 në udhëtim ndaj Austrisë për ta siguruar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Kroacia ka fituar grupin me 13 pikë dhe do të paraqitet në fazën finale të Ligës së Kombeve. Kroatët kanë lënë prapa Danimarkën me 12 pikë. Franca ka përfunduar e treta me pesë pikë, ndërsa Austria mbetet e fundit me katër pikë.

Austria në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luaj në Ligën B. Kroacia ka arritur te fitorja e vlefshme në pjesën e dytë të ndeshjes. Marko Livaja shënoi për 2:1 në minutën e 69-të, ndërsa Dejan Lovren shënoi për 3:1 në minutën e 72-të.