Holanda ka fituar derbin me Belgjikën për ta konfirmuar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Të dielën mbrëma, Holanda fitoi 1:0. Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur në Amsterdam e shënoi mbrojtësi i qendrës, Virgil van Dijk. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 73-të.
Holanda ka fituar grupin A4 me 16 pikë. Ka shënuar pesë fitore dhe një barazim. Holanda do të luajë në finalet e Ligës së Kombeve, ku paraqiten fituesit e grupeve të Ligës A.
Belgjika ka përfunduar e dyta me dhjetë pikë.