Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni: Bëmë gabime foshnjarake

Gabime foshnjarake i ka quajtur Myrto Uzuni golat me të cilat u ndëshkua Shqipëria nga Izraeli.

Shqipëria është mposhtur në Izrael dhe do të garojë në Ligën B të Ligës së Kombeve edhe në edicionin e ardhshëm. Kuqezinjve u është dashur fitorja ndaj Izraelit për të shpresuar në promovim në Ligën A. Por Shqipëria pësoi 2:1 nga Izraeli, të shtunën mbrëma në Tel Aviv dhe mbetet pa gjasa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uzuni ka thënë se nuk ka rëndësi se kush luan në fushën e lojës. “Ata të cilët luajnë, duhet ta japin më të mirën”, ka thënë ai.

“Nuk ndihem mirë pasi kam kaluar një dëmtim dhe te Granada kam qenë gjithë kohën me injeksione. Atje kam sakrifikuar të luaj, sakrifikova edhe këtu, por nuk arritëm ta marrim atë që dëshiruam. Pas ndeshjes mund të flasim, por duhet t’i përmirësojmë ato gabime që i kemi bërë dhe mos t’i përsëritim. Besoj se është një nga golat më të mirë në karrierë dhe jo vetëm me kombëtaren”, ka thënë Uzuni fillimisht, duke vazhduar me kritika për bashkëlojtarët për golat e pranuar.

“Janë gabime foshnjarake. Nuk duhet të mendojmë për formacion, por të punojmë në fushë dhe të mendojmë për skuadrën. Unë kam qejf të luaj gjithmonë, por kushdo që është në formë, ai duhet të luajë pasi përfaqësojmë fanellën dhe kombin”, është shprehur Uzuni.