Sport

Gjasula: Mungoi goli, patëm momente të mira

Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, ka thënë se skuadra e Shqipërisë pati momente të mira në përballjen ndaj Izraelit.

Izraeli fitoi 2:1.

Gjasula theksoi se skuadra duhet gjithmonë të jetë e bashkuar.

“Trajneri ma ndryshoi pozitën duke më futur më prapa për shkak se ishim të dominuar në fazën e pjesës së parë dhe në fund të pjesës së parë. Izraeli bënte presion dhe trajneri vendosi që unë të rri në vijën e fundit të mbrojtjes. Ne kishim faza të mira në ndeshje. Kishim topin në posedim dhe hapësira, por mungoi goli. Morëm golin në moment shumë të keq. Presioni ka mundur ta luante rolin e vet që ne nuk luajtëm më mirë. Por ne çdo ditë duhet të luftojmë për njëri-tjetrin. Po nuk e meritojmë, nuk na vjen shansi për të fituar. Nisëm mirë ndeshjen, por pas 20 minutash humbëm kontrollin, e mori Izraeli”, tha pas ndeshjes Gjasula.