Portieri i Milanit, Mike Maignan, është kthyer te klubi i tij pasi pësoi lëndim me Francën të enjten mbrëma.
Portieri francez u detyrua ta lërë fushën gjatë pushimit në fitoren 2:0 të Francës ndaj Austrisë.
Ai ka pësuar lëndim në pulpë, ndërsa do të zëvendësohet nga portieri Steve Mandanda. Përveç tij edhe Theo Hernandez është kthyer në Francë, ndërsa Sandro Tonali nuk stërviti me Italinë.
Milani ndeshjen e radhës në kampionat e luan ndaj Empolit në udhëtim. Më pas e pret Chelsean në Ligën e Kampionëve dhe Juventusin në Serie A.