Mërgim Berisha realizoi golin e fitores ndaj Bayern Munichut të shtunën e kaluar, ndërsa realizoi edhe katër herë tjera në miqësoren e fituar të Augsburgut 5:2 ndaj Austria Lustenaut të enjten.
24-vjeçari tani po vlerësohet si kandidat për listën e trajnerit të Gjermanisë, Hansi Flick, për Kupën e Botës që mbahet në Katar.
“Nëse do të ketë befasi në skuadrën e Gjermanisë për në Kupën e Botës, sulmuesi jonë Mërgim Berisha duhet të merret parasysh”, ka shkruar të premten drejtori menaxhues i Augsburgut, Stefan Reuter, për “Einwurf”.
Berisha për herë të fundit ka luajtur me Gjermaninë në vitin 2021, kur e fitoi Kampionatin Evropian për grupmoshën U21.