Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Rahovecit. Por ai është kritik për gabimet që i bëri skuadra mitrovicase në “Mizahir Isma”.
“Jam i kënaqur që kemi fituar lojën, por jo me mënyrën se si e kemi fituar ndeshjen. Kemi bërë shumë gabime dhe nuk kemi zgjedhur mirë disa situata”, ka thënë Minchev. E di që kjo ndeshje na shërben për të ardhmen. Në dy javët e ardhshme kemi ndeshje shumë të forta”, ka shtuar trajneri bullgar.
Trepça të martën debuton në FIBA Europe Cup.
“Duam të luajmë mirë në FIBA Europe Cup. Shpresoj të luajmë shumë më mirë se sonte”.