Sport

Ylli po barazon me Benfican

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli po shfaq ndeshje të madhe ndaj Benficas në Portugali.

Ndonëse sipas FIBA-s, Benfica ishte favorite e madhe, Ylli ka qenë rival i barabartë deri më tani i kampiones portugeze.

Ylli e ka fituar çerekun e parë me rezultatin 19:14, ndërsa është mbajtur edhe në të dytin.

Pas 20 minutave lojë rezultati është 42:42.

Ylli po luan pa Gëzim Morinën dhe Malcolm Arsteadin, që janë të lënduar.

Është kjo ndeshja çerekfinale e fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.