Sport

Dortmundi kërkon 150 milionë euro për Bellinghamin

Jude Bellingham
 

Borussia Dortmundi i ka caktuar çmimin mesfushorit Jude Bellingham, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga ekipi gjerman në fund të këtij sezoni. Për ta lënë të lirë 19-vjeçarin në verën e vitit të ardhshëm, Dortmundi po kërkon hiq më pak se 150 milionë euro, ka raportuar “The Athletic” të mërkurën.

Bellingham është njëri prej mesfushorëve të talentuar dhe interesim për transferimin e tij, tashmë kanë shfaqur Real Madridi, Manchester Unitedi e Liverpooli. Ai është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Birminghami për 25 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në vitin 2025.