Patriot Sejdiu ka shënuar golin e katërt të sezonit në elitën e futbollit të Suedisë.
Sejdiu të dielën me Malmon fitoi në udhëtim te Helsingborgu me rezultatin 2:1.
Ishte ndeshje e xhiros së 23-të të “Allsvenskas” suedeze, ndërsa ballafaqimi llogaritet si derbi më i zjarrtë në këtë kampionat.
Sejdiu e realizoi golin e epërsisë në minutën e 17-të të ndeshjes. Futbollisti nga Kosova kishte shënuar edhe në fund të muajit qershor në këtë derbi dhe për këtë ndihet krenar.
“Dy ndeshje, dy gola. Është e veçantë kur shënon në derbi”, ka thënë pas ndeshjes Sejdiu.
Malmö FF tar ledningen i derbyt! Patriot Sejdiu målskytt framspelad av Zeidan
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) September 18, 2022
Se matchen på https://t.co/ocJJkbIP5v pic.twitter.com/6C1ZfHXm7J
Sejdiu luajti deri në minutën e 77-të.
Te vendësit nga minuta e 70-të u inkuadrua në lojë sulmuesi 25-vjeçar, Arian Kabashi.