Ekipi i Ballkanit është detyruar të kthehet sërish në Pragë pasi rreth 30 minuta gjatë fluturimit për në Prishtinë ka pësuar dëmtim.
"Të gjithë jemi mirë, kjo është tashmë më e rëndësishmja, por ishte rrezik. 30 minuta pasi u nisëm, në ajër aeroplani u dëmtua, saktësishtë xhami i pilotit pësoi krisje. Gjatë fluturimit nuk na thanë se është rrezik, por kur ateruam na u tha e kundërta", ka rrefyer për KOHËN njëri prej anëtarëve të klubit në kushte anonimiteti pak çaste pas aterimit në Pragë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Ballkani në Pragë të enjten zhvilloi ndeshjen e dytë të grupit G të Ligës së Konferencës. Humbi nga Slavia e Pragës me rezultatin 3:2.