Sport

Maxhuni e Finlanda ndalen në çerekfinale të Eurobasketit

 

Finlanda nuk ka pasur fond të mjaftueshëm të lojtarëve për të befasuar Spanjën në çerekfinale të Eurobasketit. Ndonëse ishte në epërsi pas pjesës së parë, Finlanda ka humbur nga Spanja me shifrat 100:90. Ishte kjo çerekfinalja e parë e Evropianit të basketbollit dhe u luajt të martën mbrëma.

Në Berlin, finlandezët nisën furishëm dhe çerekun e parë e fituan 30:19. Epërsinë e mbajtën edhe në çerekun e dytë, ndonëse e humbën atë me 24:22. Në pushim Finlanda shkoi me epërsinë prej 52:43.