Sport

Shkupi gjobitet nga UEFA me 44 mijë euro

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, është gjobitur nga UEFA me 44 mijë euro. Klubi shqiptar nuk ka saktësuar se për çka saktësisht është dënuar dhe për cilën ndeshje. Shkupi ndër të tjera është takuar edhe me Ballkanin në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Shkupi i është drejtuar me një letër tifozëve të tij.

“Shkupi gjithmonë ka vlerësuar përkrahjen tuaj dhe ende vazhdon, por ndonjëherë ndodhin skena që nuk janë aspak të dëshiruara për ne. Kështu për shkak disa ngjarjeve të shkaktuara nga disa tifozë të papërgjegjshëm në ndeshjet në Evropë dhe nga ndeshja e fundit në Çair, klubi jonë është dënuar nga ana e UEFA-së më një gjobë prej 44.000 euro. Ju ftojmë që skena të tilla mos të përsëriten si dhe të përkrahim Shkupin ashtu siç na ka hije”, shkruan në postimin e Shkupit.