Polonia do të paraqitet në çerekfinale të Eurobasketit për herë të parë që nga viti i largët 1997.
Kalimin në çerekfinale polakët e siguruan të dielën kur fituan ndaj Ukrainës në një të tetën e finales me rezultatin 94:86. Ndeshja u luajt në Berlin, ku zhvillohet e gjithë faza nokaut e Evropianit të basketbollit.
Mateusz Ponitka ka udhëhequr Poloninë me 22 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Vyacheslav Bobrov ishte më i miri te Ukraina me 15 pikë. Selektor i Polonisë është Igor Miliçiq, ish-basketbollist i Trepçës.