Sport

Gripshi: Barazimi nuk është rezultat i merituar

Nazmi Gripshi ka vlerësuar se Ballkani e ka merituar fitoren ndaj Clujit. Sipas Gripshit, loja e mirë e Ballkanit do të shërbej për ndeshjet e ardhshme.

“Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira, ndaj një kundërshtari shumë të fortë, me përvojë në Evropë. Nuk e merituam këtë barazim, por futbolli kështu është. Jemi të mërzitur por loja e mirë na bën që të ecim përpara”, ka theksuar mesfushori ofanziv, Gripshi.

“Ka të bëj me frymën e grupit, po i zbatojmë detyrat e trajnerit. Konkurrenca është e mirë, pasi pa konkurrencë nuk ecet përpara. Duke i humbur këto dy pikë, në ndeshjet tjera do të bëjmë maksimumin dhe do të jemi më të kujdesshëm në momentet e fundit. Shpresoj të shkojmë sa më larg”, ka shtuar Gripshi.