PSG-ja kishte shfaqur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford gjatë afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, edhe përkundër interesimit, klubi francez asnjëherë nuk bëri ofertë zyrtare, përcjellë Fabrizio Romano.
Kontrata e Rashfordit me Unitedin skadon në fund të këtij sezoni, por klubi ka të drejtën e zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Të dielën, anglezi shënoi dy gola në derbin kundër Arsenalit që Unitedi e fitoi 3:1.