Portieri Kepa Arrizabalaga ishte afër të largohej nga Chelsea në afatin kalimtar të verës.
Portieri spanjoll ishte pranë kalimin te Napoli në Serie A, por në fund vendosi të qëndrojë te klubi nga Londra.
Për qëndrimin e tij, është shprehur i lumtur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
“Ai shikoi opsionet që kishte në verë dhe ne ishin në dijeni. Ofertat nuk ishin të kënaqshme as për të e as për ne, prandaj ai qëndroi. Jam shumë i lumtur për qëndrimin e tij. Unë gjithmonë kam qenë i qartë me Kepan se doja që ai të qëndronte”, tha Tuchel.
Megjithatë, trajneri gjerman si zgjedhje të parë në portën e skuadrës anglez ka portieri senegalez, Edouard Mendy.
Kepa ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.