Sport

Xhudo fiton tjetër medalje në garat ndërkombëtare

 

Xhudistja Enise Zijade e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për grupmoshat U-15 që po mbahet në Greqi.

Ajo në ndeshjen e parë e mposhti turken Hatice Kilickaya Rumeysa, ndërsa e humbi përballjen e dytë me rumunen Cojocaru Mirela Elisa. Në repesazh më pas mposhti bullgaren Elitsa Todorova dhe malazezen Teodorova Stevoviq, duke siguruar të bronztën.