Sport

Dybala shënon golin e parë me fanellën e Romës

Paulo Dybala e ka shënuar golin e parë me fanellën e Romës.

Argjentinasi ka realizuar kundër Monzas, në kuadër të xhiros së katërt të Serie A.

Dybala shënoi në minutën e 18-të. Ai mori topin gati në mes të fushës pas pasimit të Tammy Abrahamit dhe u tregua i saktë me goditje me të majtën.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Dybala ka edhe një asistim në katër ndeshje me Romën këtë sezon.

https://streamff.com/v/df27f9