Sport

ENBL League paralajmëron pjesëmarrjen e Prishtinës për sezonin 2022/23

Descriptive Text

KB Sigal Prishtina do të paraqitet në ENBL League për edicionin 2022/23, nëse dështon të kualifikohet në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kështu, ka njoftuar ENBL League lige në “Twitter” të martën.

“Skuadra me 13 tituj kampioni të Kosovës, 15 kupa dhe 4 Superkupa, KB Sigal Prishtina do t’i bashkohet ENBL League nëse nuk kualifikohet për sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup”, ka shkruar ENBL League.

Prishtina më fillim të këtij muaji kishte marrë ftesë nga ENBL League (European North Basketball League), në të cilën paraqiten ekipet nga Evropa Veriore, e Mesme dhe Lindore.

Kjo ligë është themeluar vitin e shkuar, ndërsa në sezonin e ri, pritet të paraqiten skuadra nga Lituania, Polonia, Estonia, Letonia, Çekia dhe Ukraina.

Po ashtu, Prishtina do të paraqitet edhe në turneun kualifikues të FIBA Europe Cup për edicionin 2022/23.