Sport

Publikohet formacioni startues i Ballkanit

Lindon Emërllahu është kthyer në mesfushën e Ballkanit për ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit. Ballkani prej orës 20:00 në “Fadil Vokrri” e pret Shkupin në ndeshjen e dytë të plejofit.

Ndeshjen e parë në Shkup, Ballkani e ka fituar me shifrat 2:1.

Në atë ndeshje Emërllahu mungoi për shkak të kartonëve.

Stivi Frashëri është në portë te suharekasit. Ai kthehet pas disa ndeshjeve. Në mbrojtje paraqiten Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova, Armend Thaqi e Astrit Thaqi. Në mesfushë pos Emërllahut paraqiten Edvin Kuç dhe Nazmi Gripshi.

Ndërkohë në sulm është treshja tashmë e konfirmuar: Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Meriton Korenica.

Image