Sport

Liverpooli me ofertë për De Jongun

 

Liverpooli është futur fuqishëm në garë për Frenkie De Jongun. Madje, “The Sun” ka raportuar të enjten se Liverpooli tashmë i ka bërë ofertë Barcelonës për mesfushorin holandez. Mësohet se për kartonin e De Jongut, Liverpooli ka ofruar 70 milionë euro.

De Jongu pritet të largohet nga Barça këtë verë, ndërsa Liverpooli po e sheh si përforcim të madh për mesfushën. Krahas Liverpoolit, interesim për De Jongun kanë shfaqur edhe dy skuadrat e tjera angleze, Manchester Unitedi e Chelsea.