Sport

Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Shkupin

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar të hënën se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit në kuadër të plejofit të Ligës së Konferencës. Në njoftimin e klubit, thuhet se biletat po shiten në Suharekë, ndërsa të mërkurën dhe të enjten, do të dalin në shitje edhe në Prishtinë.

Ballkani ka shkruar se ka caktuar një çmim shumë të arsyeshëm të biletave për këtë ndeshje, pasi është vetëm një hap larg historisë, kalimit në fazën e grupeve. Çmimi i biletave është nga një euro në jug, veri dhe lindje, ndërsa në perëndim kushton tri euro.

Bileta VIP për ta përcjell ndeshjen që luhet në stadiumin Fadil Vokrri” në Prishtinë të enjten mbrëma, kushton 10 euro. Ballkani e ka fituar duelin e parë ndaj Shkupit javën e shkuar me rezultatin 2:1 dhe është shumë afër kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër FC SHKUPI, e cila do të zhvillohet të Enjten në Stadiumin ‘FADIL VOKRRI’. Biletat janë duke u shitur FIZIKISHT, te sheshi I qytetit në Suharekë dhe tek fan-shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë. Të mërkurën dhe të enjten biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë tek NEË BORN”, thuhet në njoftim.

“Për këtë ndeshje klubi është kujdesur për të gjithë ju që çmimi i biletave të jetë i arsyeshëm. Jemi vetëm një hap larg historisë”.