Sport

Milani po e monitoron Carlos Alcarazin

 

Milani po e monitoron talentin e Racing Clubit, Carlos Alcarazin, tash e disa muaj.

19-vjeçari nga Argjentina ka mahnitur skautët e “rossonerëve” në aspektin fizik e taktik. Është i gjatë 1.83m. Alcarazi ka edhe aftësi të mira dribluese dhe është vendimtar afër zonës së rrezikshme. Ka shënuar gjashtë gola në 30 ndeshje për Racingun. Çmimi i talentit argjentinas vlerësohet të jetë rreth 18 milionë euro.