Sport

Welbeck vazhdon kontratën me Brightonin

Danny Welbeck ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Brightonin, deri në vitin 2024.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Arsenalit iu bashkua Brightonit në tetor të vitit 2020 dhe ka shënuar 12 gola në 53 paraqitje për këtë skuadër.

“Welbeck ka qenë i shkëlqyer që nga momenti kur arriti. Ai u bë shpejtë pjesë e grupit dhe shpejtë u bë lider. Ai e përdor eksperiencën për ta ndihmuar skuadrën dhe është model për lojtarët e rinj”, ka thënë ndër të tjera trajneri i Brightonit, Graham Potter për 31-vjeçarin.