Pep Guardiola beson se Manchester City e ka përfunduar afatin kalimtar të verës, vetëm nëse ndodh ndonjë e papritur.
Kampioni i Premier Leagues e transferoi Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi, mesfushorin e Leedsit, Kalvin Phillipsin, si dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Sergio Gomezin, nga skuadra e Anderlechtit. Që të tre i kushtuan Cityt rreth 104 milionë funte.
Nga kampioni në fuqi i Anglisë mund të largohet Bernardo Silva. “Kemi mbyllur afatin kalimtar. Por nëse dikush lëviz ose nëse kemi ndonjë problem që na vjen papritur, mund të bëjmë ndonjë transferim. Por, e shohim afatin kalimtar si të mbyllur”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp të premten. City që ka dy fitore nga dy xhirot e para në elitën e futbollit të Anglisë, të dielën luan në udhëtim te Newcastle në kuadër të xhiros së tretë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.