Sport

Ponte Prizreni kompletohet me të huaj

Kevin Baker është përforcimi më i ri i huaj te Ponte Prizreni për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipi prizrenas ka prezantuar amerikanin Baker të enjten, duke njoftuar se është edhe përforcimi i fundit i huaj.

"Nga sot ekipit tonë i shtohet edhe basketbollistini fundit i huaj aloja 203 cm, Kevin Baker", shkruan në njoftim.

Baker së fundmi, ka luajtur në SHBA, në kolegjin NIAA në NCAA 2, ku kishte një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje.