Sport

Bayerni dhe Dortmundi tashmë kanë vendosur ritmin në Bundesligë

 

Bayern Muencheni ka bërë një fillim kaq mbresëlënës të sezonit, saqë pakkush presin që Borussia Dortmundi apo ndonjë kundërshtar tjetër të jetë në gjendje ta ndjekin. Dy rivalët janë skuadrat e vetme që kanë mbetur me rekord 100 për qind pas dy ndeshjeve të Bundesligës, ku tashmë zënë vendet që i kishin në fund të sezonit të kaluar – i pari dhe i dyti. Bayerni kryeson për shkak të një diferencë superiore të golave pasi shënoi gjashtë në fitoren e parë në udhëtim tek Eintracht Frankfurti dhe dy të tjerë në fitoren komode të fundjavës së kaluar ndaj Wolfsburgut. Fuqia bavareze viziton Bochumin të dielën, ku shpreson për më shumë stërvitje objektive kundër një skuadre që humbi të dy ndeshjet e para. Dortmundi, i cili po mbështet një përzierje rinie dhe eksperience për sezonin e ri, mposhti rivalët e fortë Bayer Leverkusenin dhe Freiburgun. Skuadra e Edin Terziqit ndeshjen e radhës e luan të shtunën kundër Werder Bremenit të rikthyer këtë sezon në Bundesligë. Bayerni dhe Dortmundi nuk përballen me njëri-tjetrin deri në xhiron e nëntë, saktësisht në fundjavën e 8 tetorit.

Bayern po shkon për një rekord tjetër, titullin e 11 rresht këtë sezon qëkur Dortmundi e fitoi për herën e fundit në vitin 2012. Ish-kapiteni i Bayernit, Lothar Matthaus, nuk parashikon një ndryshim as këtë edicion, pasi e lavdëroi drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiqin për një verë të ngjeshur të aktivitetit transferues. Matthaus thotë se Bayerni ka ekip mjaft të fortë për të sfiduar Ligën e Kampionëve.