Sport

Keita i pakënaqur te Liverpooli

Naby Keita është i pakënaqur me situatën e tij aktuale te skuadra e Liverpoolit.

Mesfushori dëshiron më shumë hapësirë te ekipi që po drejtohet nga trajneri Jurgen Klopp, raporton “Sky” i Gjermanisë.

Bëhet e ditur se pasur bisedime për vazhdimin e kontratës, por ato tashmë janë ndalur.

Keita mund të largohet nga Liverpooli para mbylljes së afatit kalimtar. Ai do të ketë bisedime me drejtuesit e klubit për të marr pastaj vendimin final.

27-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023. Ai nuk ka arritur të arsyetojë pritshmëritë e drejtuesve të klubit anglez deri me tani. Është përballur edhe më lëndime.

Keita ka shënuar vetëm 11 gola dhe ka bërë edhe shtatë asistime në 117 ndeshje.