Sport

Imeri me transferim rekord

Kastriot Imeri ka vendosur të mbetet në Superligën e Zvicrës, ndërsa transferimi i tij i kompletuar të martën është rekord.

Sipas “Blick”, Imeri ka kaluar te Young Boysi nga Servette për rreth 3,5 milionë franga zvicerane, pa llogaritur bonuset.

“Është shifër rekorde për një transferim brenda Superligës”, ka shkruar gazeta e madhe zvicerane. Imeri ka pasur oferta nga shumë klube evropiane. Dhe do të fitonte shumë më tepër nëse do të kalonte në ndonjë vend tjetër. Por mesfushori vendosi se Young Boysi është klubi i duhur për zhvillimin e tij. 22-vjeçari vlerësohet prej futbollistëve më të talentuar në Zvicër.