Sport

Basketbollistja amerikane apelon vendimin e gjykatës ruse

Foto: AP
 

Avokatët e yllit amerikan të basketbollit, Brittney Griner, kanë paraqitur një apel për dënimin e saj në Rusi me nëntë vjet burg për posedim droge, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të hënën. Apeli u bë mes bisedimeve midis SHBA-së dhe Rusisë që mund të çojnë në një shkëmbim të profilit të lartë të burgosurve.

Griner, një qendër që ka luajtur të Phoenix Mercury në WNBA dhe ka dy medalje të arta olimpike, u dënua më 4 gusht, pasi policia ruse tha se gjeti shishe që përmbanin vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.