Sport

Pingpong: Zeqiri u paraqit mirë, por humbi në fund nga boshnjakja Meshetoviq

Linda Zeqiri ishte pranë fitores së parë në Kampionatin Evropian të pingpongut që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Në kuadër të fazës grupore, Zeqiri të hënën pasdite u përball me Harisa Meshetoviqin e Bosnjë-Hercegovinës. Ndeshja ishte dramatike, ndërsa në fund me rezultat të ngushtë fitoi Meshetoviq. 3:2 në sete fitoi boshnjakja.

Seti i pestë dhe vendimtar përfundoi 13:11 për Meshetoviqin, ndonëse pingpongistja kosovare ishte në epërsi në momentet e fundit të duelit.

Setin e parë e fitoi pingpongistja kosovare, 11:6. Meshetoviq u përgjigj duke fituar dy setet tjera, 11:7 e 11:5. Seti i katërt i takoi Zeqirit, 11:6 dhe kështu fituesja u vendos në setin e pestë. Seti i pestë ishte dramatik.

Të hënën lojën e radhës e kishte edhe pingpongisti kosovar Fatih Karabaxhak. Ai humbi nga bullgari Teodor Alexandrov me 3:0 në sete.

11:6, 11:8 dhe 11:2 përfunduan setet në të mirë të bullgarit.

Në ditën e parë të Evropianit, të shtunën, Karabaxhan e Zeqiri humbën 3:1 duelin në çifte të përziera. Ndërkohë të dy i humbën edhe duelet në çifte, kurse për partnerë kishin garues nga Maqedonia e Veriut. Në çifte, Karabaxhak e Zeqiri i humbën meçet e tyre me 3:0 në sete.

Të dielën, Fatih Karabaxhak humbi 3:0 në sete nga Jiri Martinko i Çekisë. Ndërkohë Linda Zeqiri humbi 3:0 nga Filippa Bergand e Suedisë.

Dy pingpongistët kosovarë e kanë nga një duel edhe të martën.

Pingpongistët kosovarë ka gati dy dekada që paraqiten në gara ndërkombëtare. Por ecja e madhe para, ka munguar.