Sport

Pak minuta për Veliun në fitore

Valmir Veliu ka regjistruar edhe një paraqitje në Superligën e Turqisë në futboll.

Veliu të dielën u aktivizua në minutën e 88-të te Gaziantepi që fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Ankaragucu.

Ndeshja i ka takuar xhiros së dytë. Veliu si zëvendësues ishte aktivizuar edhe në pjesën e parë.

Ai këtë verë ka kaluar te Gaziantepi nga skuadra e Llapit. Ndërkohë Ermir Lenjani luajti 90 minuta për Umraniyespor që pësoi 1:0 nga Antalyaspor.

Tek Antalyaspori në stol qëndroi Admir Mehmedi.