Sport

Barcelona barazon në ndeshjen e parë të sezonit

Baras pa gola ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Rayo Vallecanos, në kuadër të xhiros hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Barcelona, e përforcuar me disa lojtarë këtë verë, dominoi plotësisht në ndeshje. Megjithatë, golat munguan.

Në ndeshje u paraqitën edhe transferimet e reja në fazën ofensive, Robert Lewandowski e Raphinha.

Në minutat shtesë, Barça u paraqit me një futbollist më pak në ndeshje pas ndëshkimit të Serigo Busquetsit me karton të kuq.