Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka realizuar golin e parë të sezonit në edicionin e ri të Premier Leagues.
Ai shënoi në minutën e 55-të në ndeshjen e xhiros së dytë, ndaj Leicesterit.
Arsenali po udhëheq 3:1.
Xhaka në këtë ndeshje është regjistruar edhe në listën e asistuesve. Asistoi në golin e parë të Gabriel Jesusit në pjesën e parë.