Sport

Barcelona kërkon 25 milionë euro për Aubameyangun

Skuadra e Chelseat duhet të paguajë rreth 25 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang. Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Relevo”.

33-vjeçari mund të largohet nga skuadra këtë verë, ani pse te Barcelona u transferua në muajin shkurt nga Arsenali.

Ai realizoi 13 gola në La Liga, dhe ishte ndihmesë e madhe që Barcelona ta siguronte Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.