Sport

Mbappe e mbështet Benzeman për “Topin e Artë”

Descriptive Text

Kylian Mbappe dhe Karim Benzema janë në listën për ta fituar “Topin e Artë”, por sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka thënë se këtë çmim sivjet e meriton bashkëkombësi i tij.

Në një intervistë publikuar të shtunën nga “Mundo Deportivo”, Mbappe ka thënë se megjithatë, edhe ai vetë shpreson që një ditë ta fitojë një çmim të tillë.

“Reali është makineri e ‘Topit të Artë’ dhe kjo duhet pranuar. Por, nuk është klub që e fiton këtë çmim, janë futbollistët. Shpresoj që edhe unë ta fitoj një ditë në Paris. Benzema është 34-vjeçar dhe ai veçse e ka pasur sezonin e jetës. Fitoi Ligën e Kampionëve dhe ishte disa herë vendimtar. Nëse do të isha si ai dhe nuk do ta fitoja çmimin, nuk do të mendoja më asnjëherë për ‘Topin e Artë”, ka thënë Mbappe.

Benzema në edicionin e kaluar shënoi 44 gola dhe PATI 15 asistime në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Shënoi edhe në ndeshjen e Superkupës kundër Frankfurtit.