Sport

Vardy rinovon kontratën me Leicesterin

Descriptive Text

Sulmuesi Jamie Vardy do të jetë pjesë e Leicester Cityt të paktën deri në verën e vitit 2024.

“Sky Sports” ka raportuar të premten se Vardy parimisht ka arritur marrëveshje me Leicesterin për rinovimin e kontratës që do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, Vardy do të mbetet te Leicesteri deri në vitin 2024.

35-vjeçari është pjesë e Leicesterit prej vitit 2012, ndërsa e ka fituar edhe një titull kampioni të Anglisë.

Ai realizoi 17 gola sezonin e shkuar në të gjitha garat për ekipin anglez.