Sulmuesi Jamie Vardy do të jetë pjesë e Leicester Cityt të paktën deri në verën e vitit 2024.
“Sky Sports” ka raportuar të premten se Vardy parimisht ka arritur marrëveshje me Leicesterin për rinovimin e kontratës që do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, Vardy do të mbetet te Leicesteri deri në vitin 2024.
35-vjeçari është pjesë e Leicesterit prej vitit 2012, ndërsa e ka fituar edhe një titull kampioni të Anglisë.
Ai realizoi 17 gola sezonin e shkuar në të gjitha garat për ekipin anglez.