Christian Pulishiq pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar, por jo edhe nga Premier League.
“The Athletic” ka shkruar të premten, se mesfushori amerikan do të transferohet te Newcastle Unitedi.
Pulishiq ka kërkuar largimin nga Chelsea për shkak se nuk e ka të garantuar vendin e titullarit dhe ka nisur negociatat me Newcastlen.
Chelsea po kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e Pulishiqit, i cili ka kontratë deri në vitin 2024.
24-vjeçari te Newcastle po shihet si përforcim i duhur për këtë edicion, duke pasur parasysh përvojën e tij në futbollin anglez prej vitit 2019. Ai karrierë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi.