Sport

Edhe një amerikan te Peja

Klubi i basketbollit Peja ka zyrtarizuar edhe amerikanin e radhës.

Peja të enjten mbrëma ka njoftuar se ka nënshkruar me Taylor Adway. Sipas njoftimit, ky amerikan është i gjatë 203 centimetra.

Pos në NCAA, ka luajtur në Bjellorusi, Gjeorgji dhe së fundi në kampionatin kroat. Ai tashmë është në Pejë dhe i është bashkuar skuadrës. Adway ishte së fundi te skuadra kroate Skrljevo. Ka luajtur dhjetë ndeshje vitin e kaluar dhe kishte mesatare prej 16,3 pikëve.