Ballkani i ka siguruar mbi 1 milion euro me kualifikimin në fazën e plejofit të Ligës së Konferencave.
Ballkani e arriti suksesin histori të enjten mbrëma, ndërsa arriti në fazën e plejofit pasi triumfoi pas penalltive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 3:2 për Ballkanin, ndërsa ndeshja e kthimit 2:1 për Klaskvikun. Ballkani triumfoi me penallti 4:3.
Për kualifikimin në plejof Ballkani i ka të garantuar 750 mijë euro, ndërsa 260 mijë euro tjera do t’i ketë shtesë edhe nëse nuk kualifikohet tutje, pasi është kampion i Kosovës. Pra fitimi total edhe nëse dështon ta kalojë Shkupin në plejof do të jetë 1 milionë e 10 mijë euro.
2.94 milionë euro do të jetë kualifikimi në fazën e grupeve.