Ndonëse kishte humbur 2:0 ndeshjen e parë, skuadra e madhe skoceze, Rangers, ka kaluar në fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve.
Rangersi të martën mbrëma në “Ibrox” fitoi 3:0 ndaj skuadrës belge, Union Saint-Gilloise. Kjo fitore i ka mjaftuar për të avancuar nga raundi i tretë kualifikues. Belgët e kishin fituar 2:0 ndeshjen e parë në shtëpi.
James Tavernier shënoi golin e parë për Rangersin. Ai realizoi penallti në minutën e 45-të. Për 2:0 shënoi Antonio Çolak në minutën e 58-të. Ndërsa golin e kualifikimit e shënoi Malik Tillman në minutën e 79-të.