Sport

Dinamo nuk lejon befasi, kalon tutje në Champions

 

Dinamo e Zagrebit nuk ka lejuar befasi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Gjiganti kroat ka fituar të dy ndeshjet me Ludogoretsin bullgar për të avancuar në raundin e plejofit, që është i fundit para fazës grupore.

Në Bullgari para një jave, Dinamo kishte fituar 2:1. Ndërkohë të martën mbrëma në “Maksimir”, skuadra kroate fitoi 4:2.