Sport

Werneri rikthehet te Leipzigu

Timo Werner është rikthyer te skuadra gjermane e Leipzigut, vetëm pas dy sezoneve me Chelsean, ka konfirmuar klubi londinez të martën.

Sulmuesi gjerman nënshkroi në mënyrë të përhershme me Leipzigun, nga ku edhe u transferua në Premier League. 

Werneri e fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube me Chelsean në sezonin e tij të parë, ku luajti rol vendimtar në këtë triumf.

26-vjeçari u paraqit 89 herë për Blutë, duke realizuar 23 gola.